
Hamza: Secili nga ne duhet të punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës të jetë realitet
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hamza se secili nga ne duhet të përkushtohet dhe të punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës së Kosovës, çdo fjalë brenda saj, të jetë realitet për të gjithë qytetarët.
“Çdo popull e ka fuqinë ta formësojë të ardhmen e vet dhe me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 17 vjet më parë, ne i dhamë formë shtetit të së drejtës dhe të ardhmes sonë evropiane. Kushtetuta sot është udhërrëfyese e shoqërisë sonë dhe duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari, ne do ta forcojmë shtetin tonë! Secili nga ne duhet të përkushtohet dhe punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës së Kosovës, çdo fjalë brenda saj, të jetë realitet për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Hamza.