Hamza: Situata me Amerikën është bërë shumë e rrezikshme, Kurti të reflektojë
Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka tërhequr vëmendjen për seriozitetin e situatës për raportet me Shtetet e Bashkuara.
Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se situata me Amerikën është shumë serioze.
“Është mirë [Kurti] me reflektua”.
I pari i deputetëve të PDK-së thotë se Vetëvendosje edhe te Plani Ahtisaari, apo procesi i demarkacionit kanë qenë kundër proceseve.
“Ata vazhdimisht kanë pasur qëndrime që vazhdimisht nuk i kanë kontribuuar situatës në Kosovë. Po i dëmtojnë relacionet me partnerët tonë strategjikë… Edhe atëherë situata ka qenë keq, por tash situata është bërë shumë e rrezikshme”.
Hamza ka thënë se dëm i madh Kosovës i bëhet vetëm nëse SHBA ndal përkrahjen e “lëre më të bëhen penalizime”.
Deputeti opozitar thotë se zyrtarisht nuk ka parë ndonjë dokument ku Amerika ka pezulluar fondet e ndihmës për Kosovës.