Hamza, sot vizitë në Drenas dhe tubim në Skenderaj

16 janar 2025 | 08:10

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të partisë me qytetarë do ta mbajë në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për agjendën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për të enjten, ditën gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në orën 14:30, Hamza do të vizitojë “Flutura Academy” në Drenas (Rruga Shaban Shala nr. 99), ku do të takohet me përfaqësues të kësaj akademie dhe do të diskutojë mbi mundësitë e zhvillimit të sektorit arsimor në Kosovë.

Pas kësaj, në orën 17:00, Hamza do të zhvillojë një tubim qendror me qytetarët e Skenderajt në Palestrën “Ilaz Kodra”.

Ky tubim elektoral është pjesë e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe synon të shpalosë programin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Abetarja”…