Hamza takohet me Walkerin: E ftova të jetë observues i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker.
Hamza përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Walkeri është heroi i lirisë së vendit.
Më tutje, Hamza ka thënë se e ka ftuar ambasadorin Walker që të jetë “observues i drejtpërdrejtë i festivalit të demokracisë në këto zgjedhje”.
“Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s. I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me ShBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza.