
Hamza takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për situatën në Mitrovicë
02 maj 2024
| 11:13
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, priti ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Në takim, Hamza e informoi ambasadorin Guerot për situatën aktuale në komunë dhe për projektet që janë duke u realizuar për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.
Kryetari Hamza shprehu falënderim ndaj ambasadorit Guerot për përkrahjen që Franca ka dhënë për Kosovën në procesin e zhvillimit dhe shtetndërtimit të saj.
Gjithashtu, ata konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.