Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit

16 dhjetor 2024 | 19:34

Bedri Hamza ka thënë se mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot është takuar edhe me përfaqësuesit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Hamza ka thënë se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.

Ai ka thënë se suksesi i mësimdhënësve është suksesi i Kosovës.

“I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.
Rritje të investimeve në arsim dhe paga 50% më të larta për mësimdhënësit.
Digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie.
Bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike.
Politika që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar.
Suksesi i tyre është suksesi i Kosovës. Dhe, Kosova mundet ma mirë! ”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1C5oY8LFap/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion…