Hamza takon Serwerin në Uashington, diskutojnë për zhvillimet politike në ShBA dhe Ballkan
09 gusht 2024
| 16:16
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA ka takuar profesorin Daniel Serwer, i cili e njeh shumë mirë rajonin.
Hamza ka thënë se me Serwerin ka biseduar për shumë çështje dhe se ka dëgjuar këshillat dhe mendimet e tij për zhvillimet politikë në ShBA dhe Ballkan
“Kafen e mëngjesit në Uashington, sot e kam pirë me profesorin Daniel Serwer, një emër i njohur dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit për shumë dekada. Biseduam ngrohtësisht për shumë tema dhe ishte kënaqësi të dëgjoja këshillat dhe mendimet e tij rreth zhvillimeve politike, si në Amerikë, ashtu edhe në Ballkan”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.