Hamza do të prezantojë raportin për programin e reformave ekonomike
12 janar 2018
| 15:20
Ministria e Financave të hënën me 15 janar, do të bëjë prezantimin e Raportit mbi Programin e Reformave Ekonomike 2018 – 2020.
“Në këtë takim, do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Takimi do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, salla P-38”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave .