Hamza: Të punojmë së bashku për progres dhe prosperitet
16 qershor 2024
| 14:10
Kandidati për kryeministrin e ardhshëm nga Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar Bashkësinë Islame për festën e Kurban Bajramit.
Hamza ka thënë se duhet të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për progres dhe prosperitet.
“Është një festë që simbolizon sakrificën e solidaritetin. Urojmë që të ketë harmoni, paqe. Është një festë që realisht njerëzit janë më bujarë, solidarë por edhe falin. Uroj që të ketë gëzime, begati e harmoni dhe të punojmë bashkë për progres e prosperitet”, ka thënë Hamza.
BIK-un e kanë vizituar edhe drejtues tjerë të institucioneve vendore e ndërkombëtare, por edhe drejtues të partive politike.