Hamza uron: Nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar larg, paguajnë çmimin e tyre

17 shkurt 2025 | 10:35

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë një dedikim duke uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.

Ai flet për ndjenjën e krenarisë duke nderuar dhe krerët e UÇK-së që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë, transmeton klankosova.tv.

“Sot është ditëlindja e 17-të e Republikës së Kosovës. Sot nderojmë historinë tonë. I nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre. Me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është ëndrra e madhe për Kosovën. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë. KOSOVË, e gëzofsh ditëlindjen e 17-të! Qytetarë krenarë, qëndroni të bashkuar dhe me shpresë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova mesazhe urimi për 17 vjetorin e pavarësisë ka marrë…