Hamza uron qytetarët

31 dhjetor 2021 | 09:15

Kryetari i komunës së Mitrovcës, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë qytetarët e Mitrovicës me rastin e festës së ndërrimit të moteve.

Më poshtë urimi i Hamzës:

Në emër të Komunës së Mitrovicës, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar shëndet, harmoni, lumturi dhe çdo të mirë në jetë.

Uroj që viti 2022 të jetë një vit i begatë për të gjithë, të jetë një vit i ndryshimeve pozitive, një vit që do të sjellë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Viti i Ri 2022, uroj dhe shpresoj që t’i përmbushë të gjitha dëshirat dhe synimet tuaja.

Urime të përzemërta dhe suksese për të gjithë në vitin 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo shtetas austriak që është ende i pavendosur nëse do…