Hamza uron Veselin për ditëlindje: Kadri, u kthefshi sa më shpejt në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ia ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se kjo nuk është ditëlindja e parë që ish-kryetari i Kuvendit e feston larg familjes.
Hamza ka shkruar në “Facebook” se Veseli edhe kur ka qenë student, kur është marrë me aktivitete për çlirimin e Kosovës, ditëlindjen e ka festuar larg familjes.
“Kjo nuk është ditëlindja e parë që Kadri Veseli po e kalon larg familjes dhe miqve. Festat për të, që kur ishte student kishin mision tjetër: çlirimin dhe pavarësinë. Dhe, bashkë me shokë, ia dolën, siç do t’ia dalin edhe në betejën e fundit për pastërtinë e luftës së UÇK-së, për të vërtetën, për Kosovën! Urime ditëlindjen, Kadri! U kthefshi sa më shpejt në Kosovë, të lirë e krenarë!”, ka shkruar Hamza.