Hamza: Vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave nuk prodhoi efekt financiar
Ministri i Financave, Bedri Hamza, në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tao Zhang, Hamza është pyetur se a e ka diskutuar vendimin e kryeministrit Haradinaj, për rritje pagash.
Hamza është përgjigjigjur duke thënë se është diskutuar dhe se ky vendim sipas tij, nuk ka prodhuar efekt financiar.
“Ky vendim nuk është zbatuar në dhjetor e as në janar. Tani është pezulluar vendimi deri të qartësohet situata. Pagat e qeverisë janë caktuar me vendim. Qëndrimi im është që kjo çështje të rregullohet me ligj. Ka anomali brenda nivelit të pagave prej atyre që marrin pagë nga shteti. Zgjidhja e duhur është miratimi i ligjit për reformë në administratë publike. Kjo situatë nuk zgjidhet me vendimi të Kushtetueses por me aprovim të ligjit për reformë në administratë publike”, ka thënë Hamza.