Hamza viziton gratë e Krushës, premton zgjerim të subvencioneve dhe granteve për prodhimtarinë bujqësore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot gratë e Krushës në ambientet e koperativës bujqësore “Krusha”.
Hamza ka thënë se puna e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne.
Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, Hamza ka thënë se ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.
“Gratë e Krushës janë simbol i guximit, punës dhe këmbënguljes. Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm. Ne do ta zgjerojmë përkrahjen përmes subvencioneve dhe granteve investive për prodhimtarinë bujqësore, përpunimin, përmirësimin e teknologjisë dhe do të ndërtojmë qendra grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore. Edhe sigurimi i kulturave bujqësore është i domosdoshëm dhe do ta bëjmë! Puna e Fahrijes dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne. MaMirë për bujqësinë. #PDK131”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.