Hamza viziton liderët e UÇK-së në Hagë: Askush s’mund ta njollosë luftën çlirimtare
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar të premten liderët e UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se të gjithë luftëtarët e lirisë ishin mirë. Në këtë kontekst, Hamza ka thënë se luftës se drejtë të UÇK-së askush nuk do të mundet t’i vë njollë.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë! Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pathyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.
Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.