Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova mundet më mirë për bujqit dhe blegtorët
28 janar 2025
| 13:33
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se ka vizituar një fermë në Keqekollë.
Ai ka thënë se Kosova mundet më mirë për bujqit dhe blegtorët.
“Nuk ka si qumështi i freskët në fshatrat tona! Zyrafetja dhe Afrimi kanë arritur të ndërtojnë një fermë moderne në Keqekollë, ku i mbajnë rreth 70 lopë qumështore dhe me këtë punë sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre”.
“Më bëri shumë përshtypje përkushtimi i tyre i madh në punë. Kosova duhet ta rris prodhimin vendor dhe programi im parasheh zgjerimin e subvencioneve dhe granteve, sidomos për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Kosova mundet ma mirë për bujqit dhe blegtorët tanë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.