Hamza viziton qumështoren “ABI”: Bizneset, më pak taksa! Punëtorët, më shumë të ardhura!

12 nëntor 2024 | 17:32

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar lehtësira për të bërë biznes në Kosovë. Ai këto premtime i ka dhënë para punëtorëve të qumështores “ABI”, në Prizren.

“Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes në Kosovë. Lehtësirat për bizneset do të ndikojnë në rritjen e përfitimeve për punëtorët e sektorit privat”, ka thënë Hamza para punëtorëve të “ABI-t”.

Premtimi i Bedri Hamzës:

Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes në Kosovë. Lehtësirat për bizneset do të ndikojnë në rritjen e përfitimeve për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thash sot edhe punëtorëve të Qumështores ABI në Prizren. Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Prioriteti im janë gjithmonë qytetarët. Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre.

Kosova mundet ma mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani,…