Hamza zotohet para veteranëve të luftës: Pensioni rritet 50 % dhe nuk u ndalet atyre që e marrin atë të moshës

26 janar 2025 | 17:57

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza para veteranëve të luftës me të cilët u mbajt një tubim me pjesë marrje masive, u zotuar për dy gjëra.

E para, rritja e pensionit për 50 % dhe e dyta se nuk do të ndalet pensioni edhe për ata që e marin atë të moshës.

“Ky është premtimi im për ju: një Kosovë ku shteti është shtyllë e drejtësisë, zhvillimit eknomik dhe e dinjitetit. Prandaj ne angazhohemi për ju dhe familjet tuaja dhe gjithë qytetarët. Përkrahja për familjet e dëshmorve, invalidëve, dhe veteranëve: do të rrihet 50% në muajt e parë të mandatit të PDK-së. Famiëjarëve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe veteranit – do t’i merrain të dyjat. Veteranët nuk do të kenë kufizime, do të kenë mundësi të marrin të ardhura nga shteti.” – tha Hamza para veteranëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të fillojë rasti për vrasjen e Liridona Ademajt.…