Hamza zotohet për investime në arsim: Do të prodhojmë kuadro për nevoja të ekonomisë së tregut
Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminstër të Kosovës, është zotuar për investime në arsim e që përfundimisbht të arrihet synimi për “prodhimin e kuadrove për nevoja të ekonomisë së tregut”.
“Ne do të investojmë në arsim. Edhe në infrastrukturën shkollore, edhe në pajisjen e shkollave me laboratore, edhe në ndryshimin e kurrikulave, edhe në hapjen e drejtimeve të reja, edhe në mësimin dual, edhe në ndërlidhjen e arsimit me punën praktike. Krejt qëllimi është që ne të prodhojmë kuadro për nevojat e ekonomisë së tregut”.
“Çdo nxënësi dhe studenti do t’ia ofrojmë dijen, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të pasur sukses dhe për ta arritur potencialin e plotë në vendin tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.