Hamza zotohet për mbështetje të bizneseve: Paga më të larta e tatime më të ulëta

14 nëntor 2024 | 11:43

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar se bizneset kosovare kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Ai ka vlerësuar se kjo do të jepte më shumë siguri për punëtorët.

Hamza ka shkruar në “Facebook” se bizneset duhet të kenë tatime më të ulëta.

“Më shumë mbështetje për bizneset. Më shumë siguri për punëtorët. Paga më të larta e tatime më të ulëta! Kosova mundet ma mirë! Ma mirë për të gjithë!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakan Calhanoglu, regjisori i Interit, në një intervistë për mediat…