Hamza zotohet për përkrahje të grave: 100 euro në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

29 janar 2025 | 21:20

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me gra nga rajoni i Prishtinës.

Hamza ka premtuar përkrahje për gratë, për t’ua lehtësuar barrën e përgjegjësive familjare.

“Ne do t’i ndajmë nga 100 euro në muaj si subvencion për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, që të mund ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre”, ka thënë Hamza.

Postimi i plotë:

Shteti do t’i përkrahë gratë për t’ua lehtësuar barrën e përgjegjësive familjare. Ne do t’i ndajmë nga 100 euro në muaj si subvencion për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, që të mund ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre.

Edhe sonte në Prishtinë, u zotova që si kryeministër nuk do të lejoj që puna e tyre të mbetet e padukshme. Nuk do të lejoj që sakrificat e tyre të mos njihen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave dhe…