Hana Beiqi dhe Adell Saboviq përfaqësojnë Kosovën në ‘Paris 2024’
03 korrik 2024
| 14:39
Hana Beiqi dhe Adell Saboviq do ta përfaqësojnë notin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Hana do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa Adelli në 100 metra stil i lirë.
Adelli është me prejardhje nga Peja, ndërsa karrierë ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.