Hana Bejiqi nuk e mbërrin gjysmëfinalen në not, renditet e 37-ta
29 korrik 2022
| 11:34
Hana Bejiqi është renditur në vendin e 37-të në garën e notit në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Banska Bystrica 2022”.
Notarja nga Kosova e ka sfiduar veten në disiplinën 50 metra krol, ku e ka përmbyllur garën për 13:10 sekonda.
Ky rezultat nuk i ka mjaftuar asaj që të arrijë në fazën gjysmëfinale.
Bejiqi ishte njëkohësisht garuesja e fundit nga Kosova në këtë ngjarje sportive për të rinj.