
Hana Veseli e Erion Prizreni me fitore në turneun e tenisit në Turqi
Tenistët Hana Veseli e Erion Prizreni kanë shënuar fitore në turneun ITF/TE Development Championships 2025, java e parë e cila po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
Hana Veseli ka shënuar fitore kundër tenistes nga Armenia, me rezultat 6:0 6:1, ndërsa, Erion Prizreni fitoi kundër tenistit nga Azerbajxhani me rezultat 6:0 6:0.
Sot Hana do ndeshet për renditje në vendin 9/12, ndërsa Erioni për vendin 17/18.
Ky turne ka filluar me 3 mars dhe përfundon më 12 mars, ku ekipet kosovare U12 dhe U14 po marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga Tennis Europe në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe Federatën e Tenisit të Turqisë.
Ekipi i Kosovës për U14 përbëhet nga tenistët: Hana Veseli, Anesa Ismajli, Erion Prizreni dhe Morihei Duraku, të udhëhequr nga trajneri Edon Ademi. Ndërsa ekipi U12 përbëhet nga tenistët Lina Redza dhe Heron Ajeti me trajnerët Viola Peja dhe Granit Bajraliu.
Për kategorinë U14 do të zhvillohen dy turne, përderisa për kategorinë U12 do zhvillohet kampi zhvillimor dhe “ITF/TE Development Championships”.