Handanoviqi pensionohet nga futbolli
13 shtator 2023
| 14:48
Portieri slloven, Samir Handanoviq ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Këtë vendim e ka marrë pasi nuk ka marrë oferta të kënaqshme pas përfundimit të aventurës së tij tek Inter.
Sipas “Il Giornale”, Handanoviq do të qëndrojë te zikaltërit në një rol bashkëpunëtori, ndoshta si një zbulues apo trajnues portierësh. Handanoviq ka qenë një nga portierët më të mirë të 10 vjeçarit të fundit në Itali dhe jo vetëm.
Me Interin, slloveni ka luajtur 455 ndeshje në total, ku e mbajtur portën të paprekur në 166 ndeshje.