Handanoviqi, portieri i dytë në Evropë
20 janar 2019
| 21:21
Vetëm ish-portieri i Romas, Alisson, aktualisht te Liverpool, ka bërë më mirë se numri një i Inter, duke koleksionuar 12 ndeshje pa pësuar gol më “Të Kuqtë”.
Ndërkohë, falë mrekullive me të cilat i ka mohuar golin Sassuolo-s në “San Siro”, Samir Handanoviq ka luajtur 11 ndeshje pa pësuar gol në këtë sezon, që e bëjnë atë portierin më pak të mposhtur të Serisë A.
Më mirë edhe se Szczesny, portieri i Juventusit që po dominon kampionatin italian dhe që është ndalur në koutën e 7 takimeve të luajtura pa pësuar gol.
Kjo është mënyra më e mirë për të përgënjeshtruar kritikët e tij. Slloveni 35-vjeçar, në fakt, mbetet një nga pikët e forta të ekipit të Luciano Spallettit, që jo rastësisht ka edhe mbrojtjen e dytë më të mirë të kampiuonatit.