Handikos dhuron 45 pako ushqimore për personat me aftësi të kufizuara

27 prill 2020 | 12:12

Handikos ka arritur që këto ditë të shpërndajë 45 pako ushqimore për familjet në nevojë apo me kushte më të rënda financiare, si mbështetje gjatë kësaj situate në të cilën gjendemi.

“Ekipi jonë do të vazhdojë tutje me identifikimin e rasteve të personave me aftësi të kufizuara me gjendje më të vështirë ekonomike, në mënyrë që të bëhen përpjekje për mbulimin e sa më shumë familjeve me këto pako”, ka njoftuar Handikos.

Siç është thënë në këtë njoftim, Handikos falënderon Bashkësinë e Popullit të Zotit – Kisha Protestante në Kosovë për dhurimin e këtij donacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ROBIN HARDING – TOKYO Mjeku që është përgjigjegjës për menaxhimin…