‘Handikos’ dhuron tabletë për 12 fëmijë me aftësi të kufizuara
12 fëmijë me aftësi të kufizuara, anëtarë të grupit avokues “Hëna” tashmë do ta kenë më të lehtë pjesëmarrjen e tyre në aktivitete apo takime virtuale, pas pajisjes me tabletë të rinj dhe të përshtatshëm për ta.
“Handikos” ka arritur që shpërndarjen e tabletëve ta bëjë në katër komuna target, atë të Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës.
Ky intervenim është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me “Save the Children”, Zyra në Kosovë dhe “SIDA”-n suedeze.
Grupi avokues i fëmijëve ”Hëna” është grup joformal i themeluar nga “Handikos” dhe i mbështetur nga “Save the Children” që nga viti 2017, me mision garantimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.