HANDIKOS-i shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës
01 mars 2024
| 08:26
HANDIKOS sot do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me ç’rast organizohet aktiviteti i një shëtitje 30-minutëshe me karrocë në njërën nga rrugët e kryeqytetit.
Pjesëmarrës do të jetë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, të cilin do ta shoqërojë drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi, ndërkaq aktiviteti nis prej orës 13:30 nga objekti i vjetër i komunës së Prishtinës
Dita e Përdoruesve të Karrocës për herë të parë u shënua më 2019 në Kosovë me qëllim të arritjes së ndikimit pozitiv të karrocës në jetën e një personi, rikujtimit të numrit të përdoruesve të karrocës në vend dhe në botë, si dhe vetëdijësimit të shoqërisë për ta bërë botën një vend të qasshëm për të gjithë.