‘Handikos’-i shpërndan disa materiale për personat me aftësi të kufizuara
Organizata “Handikos” ka nisur me shpërndarjen e materialeve të domosdoshme për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, si mbështetje e ofruar gjatë situatës në të cilën gjendemi.
Bashkë me këto materiale do të ketë edhe dezinfektues, maska dhe dorëza të cilat do të shërbejnë në mbrojtjen ndaj Covid-19.
Materialet janë duke u distribuuar nëpër degët e “Handikos”-it në 16 komuna të vendit, me ç’rast personat që kanë nevojë do të kenë mundësinë të lajmërohen direkt në degën më të afërt të organizatës, përkatësisht tek zyrtarët që ofrojnë edhe pajisje ndihmëse për ta.
“Sasia është e kufizuar, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për pamundësinë e mbulueshmërisë më të madhe me këto materiale shëndetësore. Furnizimi u mundësua falë donacionit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Kosovë (ShDM)”, ka njoftuar “Hadikos”-i.