Hani i Elezit: Personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit të izolohen për 14 ditë
Pas personit të parë të infektuar me koronavirus në Han të Elezit, në familjen e të infektuar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje mori edhe tetë mostra, nga të cilat gjashtë dolën pozitiv.
Me këtë rast Komuna e Hanit të Elezit kërkon që të gjithë qytetarët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar të vetizolohen për 14 ditë.
Njoftimi i plotë i Komunës së Hanit të Elezit:
Kërkesë për qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), kërkon bashkëpunim tuaj.
Të gjithë ju qytetarë që në çfarëdo mënyre keni pasur kontakte me personat tashmë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 duhet patjetër të vetizoloheni për 14 ditë.
Të tregoheni korrekt dhe të sinqertë dhe të lajmëroheni në DSHMS dhe QKMF vetëm përmes telefonit në numrat:
044-227-517
044-111-802
045-308-620
Në mënyre që ne të kemi një pasqyre të të gjitha familjeve dhe në vazhdimësi të komunikojmë me ta për gjendjen shëndetësore.
Nuk është trup të jesh me COVID-19 është turp ta fshehësh atë duke rrezikuar pjesën tjetër të popullatës.
Andaj mos e fshihni rrezikun e infeksionit.
Punëtorët shëndetësor po e rrezikojnë veten për të na ndihmuar neve prandaj dhe ne jemi të obliguar t’ju ndihmojë atyre.
Respektoni rekomandimet.
Rrini në shpi.