Hani i Elezit pranon një donacion me karroca për persona me aftësi të kufizuara
17 janar 2021
| 16:38
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Han të Elezit ka pranuar një donacion me karroca për persona me aftësi të kufizuara.
Ky donacion ka ardhur nga një mërgimtar i Hanit të Elezit i cili ka dëshiruar të mbetet anonim. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale falënderon këtë mërgimtar dhe gjithë diasporën për kontributin e dhënë.
Sipas kësaj drejtorie këto karroca do të jenë në shërbim për qytetarët në nevojë.