Hani ullinj çdo ditë për shëndet të mirë
Ullinjtë klasifikohen si fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkat.
Ullinjtë e gjelbër mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht.
Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyra të shëndetshme për organizmin.
Më poshtë do të gjeni të listuara përfitimet e rëndësishme që merrni nga konsumi i përditshëm i ullinjve.
Përmirësojnë shëndetin e kockave
Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore. Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.
Ulin kolesterolin
Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.
Largojnë dhimbjet
Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.
Antioksidantët
Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve. Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.
Janë të pasur me baktere të mira për stomakun
Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga bakteret më të mira për stomakun. Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak inflamacion do të kemi në organizëm.
Efikas kundër rrudhave
Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 për qind.
Ulin rrezikun e diabetit dhe mbipeshës
Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyra mono-të-pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës. Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.
Ulin oreksin e tepërt
Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur. Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur.