Hannoveri në këmbë për Bedri Hamzën: Kosova është shtëpia jonë e përbashkët
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në kuadër të turneut të nëntorit në mërgatë është pritur në mënyrë madhështore edhe në Hannover të Gjermanisë. Mbi një mijë bashkatdhetarë i kanë uruar mirëseardhje Hamzës, i cili i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen e parezervë për të dhe vizionin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë tubim, Hamza tha se Kosova ka nevojë për bashkatdhetarët, jo vetëm si mbështetës financiarë, por si partnerë aktivë në transformimin ekonomik të vendit.
“Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!
Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët”, tha Hamza.
Ai i ftoi mërgimtarët të regjistrohen dhe të votojnë. Pas tubimit në Hannover, Hamza do të zhvillojë nesër një tjetër tubim me mërgimtarë në qytetin e Kölnit.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1AU3sqKpbb/?