Hante vetëm fruta dhe pinte vetëm lëngje! Vdekja e influenceres pushton rrjetin
Një influencuese vegane, e cila jetoi tërësisht në një dietë me fruta ekzotike, lëngje dhe fara luledielli ka ndërruar jetë dhe shkak mendohet të ketë qenë pikërisht uria.
Sipas miqve dhe familjarëve, Zhanna Samsonova shpesh promovonte ushqime të papërpunuara, ndërsa shmangte mishin për miliona ndjekësit e saj në mediat sociale.
Shtetasja ruse thuhet se vdiq më 21 korrik, në moshën 39-vjeçare.
Ajo ishte e njohur për miliona shikuesit e saj në TikTok, Facebook dhe Instagram si Zhanna D’Art.
“Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo dukej e rraskapitur. Edhe pse e dërguan për të marrë trajtim, ajo iku përsëri. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova,” tha një mik i saj.
Trupi i pajetë i Samsonova u zbulua nga një shoqe që jetonte së bashku me të. “E binda që të kërkonte trajtim, por ajo nuk pranoi,” u shpreh ajo.
Për katër vitet e fundit, veganja e ndjerë ishte një përkrahëse e frutave dhe perimeve të papjekura, duke pretenduar se ajo mbante një dietë tërësisht vegane.
Nëna e Zhanna-s tha se ajo ishte përpjekur ta ndalonte vajzën e saj të vazhdonte dietën e saj radikale, por ajo nuk ishte dakord.