Hapat që duhen ndërmarrë nga trojka kombëtare dhe ndihma ndërkombëtare
28 nëntor 2019
| 22:16
Prof. Lisen Bashkurti
Tragjedia shqiptare ka krijuar dhimbje, por edhe panik në mbarë qytetarët shqiptarë. Por mbi dhimbjen dhe panikun janë humanizmi dhe solidariteti mbarë shqiptarë kryq e tërthorë kufijve politikë në mbarë Ballkanin dhe në diasporë që po ngrihen me përmasa të jashtëzakonshme dhe me shpejtësi të paparë.
Humanizmi dhe solidariteti për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto ditë tragjike po vijnë edhe nga popujt e qeverisë fqinjë, nga popujt dhe qeveri të shteteve evropiane dhe të ShBA-së. Këto momente po dëshmojnë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë vetëm. Ato janë pjesë e një bote të qytetëruar të karakterizuar nga humaniteti dhe solidariteti.
Situata aktuale kërkon marrjen e këtyre hapave:
1. Identifikimi sa më i shpejte dhe i saktë i problemeve në terren. Entet statistikore së bashku me ekspertët lypet të zbresin në çdo familje dhe metër katror të dëmtuar. Identifikimi lypet të skanojë gjendjen e popullsisë dhe të demit kolateral.
2. Pas identifikimit të problemeve lypet të prioritizohen, ato në grup-probleme emergjente, pra afatshkurtra; grup-probleme afatmesme, që lidhen me stabilizimin e përkohshëm të popullsisë së dëmtuar dhe akomodimin e saj; grup-problemet afatgjate, që kanë të bëjnë me rehabilitimin, restaurimin dhe rindërtimin e plotë të situatës.
3. Kërkohet të formulohet dokumenti strategjik i plotë, i cili do të parashtrojë qëllimin, objektivat, prioritetet, afatet, masat e veprimit që nevojiten të adoptohen nga institucionet politikbërse dhe vendimmarrëse.
4. Të alokohet buxheti maksimal shtetëror: të mobilizohen burimet njerëzore vendore dhe të huaja; të aktivizohen ose të ngrihen nga e para agjenci ad hoc ose edhe të përhershme publike.
5. Të krijohet strukturë menaxheriale e tipit kompleks trojkë: institucionet publike, komuniteti i biznesit dhe shoqëria civile. Kjo trojkë garanton mobilizim burimesh financiare jashtë buxhetore, siguron mirëmenaxhimin e tyre dhe realizon transparencën e plotë dhe të vazhdueshme të financimeve.
6. Bazuar në identifikimin e problemeve, formulimin e dokumentet strategjike, adoptimin e tij nga organet vendimmarrëse, alokimin e buxhetit publik dhe përllogaritjes së kontributeve jopublike, mobilizimin e burimeve njerëzore dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale. Është e domosdoshme t’u drejtohemi ndihmave ndërkombëtare me kërkesa konkrete, projekte të përgatitura, me parashikueshmeri financiare, ekspertizë teknike e logjistike. Sigurimi i ndihmës ndërkombëtare varet kryekëput nga mënyra sesi do të përpilohen kërkesat, projektet, përllogaritjet për financa, burime ekspertize, teknike e logjistike.
7. Zbatimi i plotë dhe në kohë i strategjisë për rehabilitimin, restaurimin dhe rindërtimin e gjithë zonave të dëmtuara, stabilizimin e njerëzve dhe e gjendjes materiale.
8. Kërkohet një analizë e thellë dhe e gjithanshme për politikat zhvillimore të vendit në plane afatgjate, për parandalimin e minimalizimin e situatave të tilla në të ardhmen, për të hartuar politika, ligje, kode zhvillimore ndërtimore, urbane dhe infrastrukturore, ngritje kapacitetesh njerëzore dhe institucionale.
9. Të përmirësohet sistemi i informim-komunikimit që të sigurohet plotësisht dhe në mënyrë permanente transparenca e opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar.
Këto do te ishin disa nga hapat që sugjerohen të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet publike, biznesore dhe shoqëria civile me nivel kombëtar dhe atyre ndërkombëtare që do të përfshihen në këtë strategji.