Hapen bastet online: Votimi në 8 shkurt, ulet mosha e pjesëmarrësve në 18-vjeç!

01 shkurt 2024 | 16:33

Në seancën e 8 shkurtit Kuvendi parashikohet të votojë ligjin për lejimin e basteve online.

Në ndryshime mosha e pjesëmarrësve shkon në mbi 18 vjeç nga 21 që ishte më parë. Ndërsa për lotaritë kërkohet që në 40 për qind e xhiros ti kthehet lojtarëve

Javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do ti hapë rrugën ligjit për lejimin e basteve online. Në Komisionin e ekonomisë u diskutuan detajet e fundit të ndryshimeve.

“Në mënyrë që me 8 shkurt, cështja të shkojë në seancë parlamentare”.

Mosha e pjesëmarrësve nga 21 vjeç që ishte më herët do të ulet.

“Propozimet janë për të ulur moshën nga 21 në 18 vjec”.

Për të ulur kostot e kompanive që kanë lotarinë kombëtare në pikat e shitjeve me pakicë nuk do të ketë nipte sekondare. Një ide u hodhe edhe për lejimin e kazinove online.

“Për hapjen e kazinove online duket që ndërhyrja për ta bërë realitet një gjë të tillë është e vështirë”.

Po ashtu është kërkuar që për lotarinë 40 për qind e shumës qakulluar ti kthehet lojtarëve si fitim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët janë mbledhur përpara…