![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/telekomi-600x360-1.jpg)
Hapen konkurse në ndërmarrjet publike
10 shkurt 2023
| 08:29
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar në faqen zyrtare për konkurset e punësimit në ndërmarrjet publike qendrore.
Konkurset janë për në Telekom, Trepçë, Infrakos, Kompaninë Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”, Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.
“Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për t’u siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.