Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit
6 gra sipërmarrëse nga Ballkani Perëndimor do të vlerësohen për suksesin e tyre në biznes
Për të tretin vit radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka kënaqësinë të njoftojë se kanë filluar zyrtarisht nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 në Ballkanin Perëndimor.
Individët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatave publike dhe private dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar të nominojnë gruan e tyre sipërmarrëse të vitit në të paktën një nga gjashtë kategoritë e mëposhtme:
•Gruaja Sipërmarrëse Green– që ofron produkte ose shërbime që reduktojnë dëmtimin mjedisor, përdor teknologji më të pastra dhe/ose që ka përqafuar programe trajnimi për punë të gjelbra
• Gruaja Artiste Sipërmarrëse – që zhvillon një kompani në lidhje me artin, kulturën, dizajnin, modën, stilin e jetës ose artizanatin
• Gruaja Sipërmarrëse ICT – që vepron në sektorin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe që ka përqafuar TIK-un për të ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovative
• Gruaja e Re Sipërmarrëse – deri në 35 vjeç, që ka demonstruar zgjidhje inovative biznesi ose një produkt/shërbim me ndikim dhe dukshmëri rajonale.
• Gruaja Sipërmarrëse e Turizmit – që ka krijuar një kompani në sektorin e turizmit dhe kontribuon në promovimin e turizmit
• Dhe një kategori e re e Gruaja Sipërmarrëse Social Star – që ka nisur dhe/ose zhvilluar biznesin e saj duke përdorur fuqinë e mediave sociale.
Çdo grua që është shtetase e njërës prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe zotëron një biznes që është regjistruar përpara datës 31 janar 2023, ka të drejtë të nominohet.
Nominimet do të jenë të hapura deri më 26 shkurt 2024.
Pas procesit të përzgjedhjes, fituesit do të ftohen të marrin pjesë në eventin final.
Të gjitha gratë sipërmarrëse fituese ftohen të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në Rrjetin Rajonal të Grave në Sipërmarrje, do të marrin publicitet, do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të RCC dhe do të kenë mundësi për mentorim sipas kërkesës, përmes platformës dixhitale të mentorimit.
Më shumë informacion mbi kërkesat për kandidatë, kategoritë dhe procesin e përzgjedhjes mund të gjenden këtu.
Të gjitha gratë sipërmarrëse fituese duhet të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në Rrjetin Rajonal të Grave në Sipërmarrje (RNWE), të marrin pjesë në eventet e ndryshme të RCC dhe të kenë një mundësi për mentorim sipas kërkesës përmes platformës së dedikuar të mentorimit dixhital.
Më shumë informacion mbi kërkesat e kandidatëve, kategoritë dhe procesin e përzgjedhjes mund të gjenden këtu.
Gratë Sipërmarrëse të Vitit nga Ballkani Perëndimor u lançua zyrtarisht në vitin 2022 si një mënyrë për të vlerësuar gratë që kanë filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre dhe kanë kontribuar në krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike për të tjerët në rajonin tonë. Kjo iniciativë promovuese e vlerësuese organizohet si pjesë e Planit të Veprimit 2021-2024 të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Axhendës së RCC-së për Fuqizimin Ekonomik të Grave, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.