Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari

03 prill 2022 | 08:46

Hungarezët filluan të votojnë në zgjedhjet të dielën që do të vendosin nëse kryeministri nacionalist Viktor Orban do të vazhdojë sundimin e tij autokratik për një mandat të katërt radhazi.

Sondazhet e opinionit parashikojnë një garë të ngushtë, me një epërsi të vogël për partinë Fidesz të Orbanit.

Të Bashkuar për Hungarinë, një koalicion i larmishëm i gjashtë partive opozitare, ka lënë mënjanë dallimet ideologjike për të krijuar një front të bashkuar kundër Orbanit dhe sistemit të tij politik dhe ekonomik, për të cilin ata thonë se është i mbushur me korrupsion, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Peter Marki-Zay, një ekonomist 49-vjeçar dhe kryebashkiak i një qyteti të vogël hungarez, është nominuar për t’u përballur me Orbanin si kandidat i koalicionit për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori rus në një prononcim për medie ka bërë me…