Hapen shkollat e mbyllura në Kamenicë, vjen reagimi i ish-kryetarit
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka uruar nxënësit dhe prindërit për hapjen e shkollave që ishin mbyllur para rreth një viti në Komunën e Kamenicës.
Ai nëpërmjet një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook” është shpreh i lumtur me hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e reformës së nisur nga Qëndron Kastrati, kryetari në largim i Komunës së Kamenicës.
“Të gjithë nxënësve, prindërve të nxënësve, mësuesve, arsimtarëve, drejtorëve të shkollave, punëtorëve ndihmës dhe gjithë qytetarëve i’u uroj fillimin e mësimit shkollor pas 2 viteve në fshatin Busavatë dhe pas një viti e më shumë në Petroc, Karaçevë të Poshtëme, Shipashnicë të Poshtëme e Kopërnicë”.
“Kjo që ka ndodhur me humbjen e mësimit të rreth 500 nxënësve për këtë kohë të gjatë është e pa kompenzueshme për fëmijët tanë por ka mujt me vazhduar kjo e keqe edhe pas 14 nëntorit 2021”, ka thënë Surdulli, i cili ka mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit.