Hapësira e Komunës së Malishevës për një muaj do të jetë në shërbim të mërgimtarëve
19 dhjetor 2018
| 15:28
Kryetari i Komunës së Malishevës duke u bazuar në kompetencat e tij, ka marrë vendim që hapësira para objektit të kësaj komune, për një muaj të jetë në shërbim të mërgimtarëve, për parkimin e veturave të tyre, të cilët vijnë për të marrë shërbime në komunë.
“Nga sot, deri më 15 janar të vitit 2019, oborri i objektit të administratës së Komunës së Malishevës, do të jetë vetëm në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e veturave dhe përjashtuar veturat zyrtare, nuk do të lejohet asnjë veturë tjetër që të parkohet në oborrin e komunës”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.
/Epoka e re/