
Hapësira gjelbëruese dhe vende për pushim në Prizren
02 gusht 2019
| 14:51
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren në kuadër të projektit për rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes në hapësirat publike të gjelbra, ka kryer punimet në parkun te sheshi Ramë Bllaca (ish tregu i bylmetit pranë xhamisë së Levishës), duke vendosur ulëse të reja, shporta për mbeturina dhe shtylla të ndriçimit publik.
Gjithashtu në këtë park është bërë edhe rregullimi i gjelbërimit dhe i kubëzave të dëmtuara.
/Epoka e re/