Hapësirat e uzurpuara në kryeqytet po rikthehen në hapësira të lira
09 dhjetor 2022
| 15:58
Florian Dushi, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Prishtinës, ka bërë me dije se hapësirat e uzurpuara në rrugën ‘Holger Petersen’ në kryeqytet po rikthehen në hapësira të lira dhe të gjelbëruara pas ndërhyrjes për lirimin e tyre nga Drejtoria e Inspekcionit.
“Duke vepruar kështu sipas vendimeve të Drejtorisë së Pronës dhe projektit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale në kryeqytet. Ky aksion ndërlidhet me projektin për rregullimin dhe zgjerimin e një pjese të kësaj rruge që ka për qëllim të sigurojë korsi shtesë për qarkullimin e veturave, trotuare të zgjeruara dhe të lira për lëvizjen e këmbësorëve si dhe hapësira të gjelbra për rreth rrugës”, ka shkruar Dushi në “Facebook”.