Hapet 30 minuta me vonesë qendra më e madhe e votimit në Gjakovë
14 shkurt 2021
| 09:21
Rreth 30 minuta me vonesë është hapur qendra më e madhe e votimit në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Berat Bejtullahi, menaxher i qendrës së votimit në shkollën e mesme të ulët “Yll Morina”.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.
Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.