Hapet afati për aplikim për rimbursim nga kuponët fiskal për tremujorin e dytë të 2019-së
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton gjithë qytetarët se nga data 1 korrik deri 30 korrik mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal për tremujorin e parë të 2019-së.
Sipas ATK-së, aplikimi bëhet duke plotësuar formularin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal. “Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes web-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
“Fituesit potencial do të rimbursohen me 10 për qind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro. Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro. Në fund, ATK kërkon që të sigurohen që xhirollogaria bankare të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale”, përfundoi njoftimi i ATK-së.