Hapet afati për aplikim për rimbursim nga kuponët fiskal për tremujorin e parë të 2019-s
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar qytetarët se nga 1 prill deri 30 më prill mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal për tremujorin e parë të 2019-s.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal. “Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes uebfaqes së Administratës Tatimore të Kosovës në linkun
Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, është bërë me dije në njoftimin e ATK-së.
Fituesit potencial do të rimbursohen me 10 për qind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro.
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro.
ATK-ja ka bërë me dije se aplikuesit të sigurohen që xhirollogaria bankare të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale.
/Epoka e re/