Hapet aksi Thumanë-Kashar me pagesë, ja sa do të jetë tarifa për çdo automjet
30 qershor 2024
| 00:02
Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për automjet.
Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, ku krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 km/h, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.
Për të vizituar Durrësin e Tiranën tani e tutje duhet të paguash taksë rrugore 5+2.10=7.10 €uro.