Hapet aplikimi për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë

10 korrik 2023 | 13:35

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimin për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Ky afat do të jetë i hapur nga data 10 korrik deri më 18 gusht.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vazhdon të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët), dhe akuakulturë si dhe mbështetja për Primin e Sigurimeve bujqësore”, thuhet në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është pajtuar plotësisht me…