Hapet aplikimi për shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare
03 janar 2023
| 17:20
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë me dije se është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare.
Murati përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se të gjithë fëmijët e moshës 16-vjeçare nga sot mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.
“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.